Një punëtor është aksidentuar për vdekje gjatë punës në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ku punëtori fatkeq është tërhequr zvarrë nga vinçi duke mos i dhënë asnjë shans për jetën.
Raportohet se punëtori vetëm 19 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të rënda që mori.
Reagimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.