Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga hyrja e Kuvendit ka komentuar dhe njëherë tjetër sanksionet e DASH për ish deputetin Aqif Rakipi duke kritikuar qëndrimin e Komisionit të Rithemelimit.
Basha shprehet se PD nuk duhet të mbajë qëndrim të dyfishtë dhe pasi nuk po mban përgjegjësi për non gratën e Berishës, ndërsa sulmon non gratat e PS. Sipas tij, është e rëndësishme që Berisha në të mirë të PD-së duhet që të bëjë një hap pas siç ka bërë dhe ai.
“Kush mendon se demokratët dhe PD-ja që ka në zemër interesat e shqiptarë do e lënë këtë betejë e ka gabim. Vendi ka nevojë për një ndryshim thelbësor dhe për këtë ne patëm njoftuar një konsultim të gjerë me qytetarët, por fatkeqësisht sa herë që takohemi në vend që të flasim për hallet e njerëzve flasim për një krizë artificiale që nga një anë e lavdëron raportin e departamentit të shtetit dhe nga ana tjetër shkel dhe merr zvarrë. Nuk mund të themi se Vangjush Dako, Tom Doshi e të tjerë duhet që të marrin dënimin e duhur dhe Rama të mbajë përgjegjësi, por nuk mund të mbajmë standard të dyfishtë në familjen tonë politike, që e ka kthyer në një luftë të brendshme për interesa personale. Berisha ka nisur sulme të strukturuara ndaj Alibeaj, ndaj meje dhe ajo që duhet që të bëjë një hap pas, siç unë kam bërë hapin tim”, ka thënë Basha.
Ndër të tjera, Basha komentoi edhe raportin e DASH për të drejtat e njeriut në vend dhe problemet me korrupsion dhe sistemin në drejtësi duke sulmuar qeverinë.
“Raporti i DASH ka nxjerrë në pah të dhënat e OSBE ODIHR, në lidhje me zgjedhjet ku u përdorën “të gjithë burimeve shtetërore për të kërcënuar votuesit, korrupsioni i kudogjendur ka dhe një dimension tjetër që është ai i pastrimit të parave në këtë moment partia demokratike dhe demokratët duhet që të mbrojnë këtë dhe përgjegjësi kryesor që është Edi Rama dhe të gjithë ato bashkë me të që kanë kryer këtë duhet që të mbahen përgjegjës. PD e nisi këtë sezon parlamentar me disa akte siç ishin tre komisionet hetimore dhe heqja e TVSH për shportën ushqimore”, shtoi ai.