Jeta familjare nuk është shumë ndryshe nga politika, për Monika Kryemadhin.
E ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’, Kryemadhi u shpreh se ashtu siç shfaqet në politikë impulsive dhe posesive, ashtu është edhe në shtëpi.
“Ata i përjetojnë ankthet e emocionet tona por nuk i shprehin. E vogla qan në telefon dy orë ndërsa djali reagon me vështrime. Jam impulsive dhe posesive si në politikë edhe në prindërim. Ditëlindjen nuk e festova, foton ma bëri Ilir Meta”, është shprehur Monika.
Ajo po ashtu ka folur për presidentin e vendit, Ilir Metën, të cilin e ka bashkëshortë. Ajo ka shprehur një dashuri shumë të madhe për Metën, ku ka thënë se nuk jeton dot pa të.
“Dashuria jonë, Iliri ka qenë njeriu që kam patur inat shumë se është maskilist, urrejtja kthehet në dashuri, nuk e kam kuptuar asnjëherë se si rashë në dashuri, ishim në korridorin e PS, në janar të 94 i kam dhënë puthjen e parë. Kam qenë 20-vjeç, Nofkat kanë qenë të çuditshme, noshi zemër. Nëse bëj diçka të mirë, nëse nuk më thotë Ilir Meta e ke bërë mirë kam dështuar. Nuk jetoj dot pa të. Më bën shumë herë të bie në dashuri”, ka thënë ndër të tjerash politikania.
Kryemadhi tha se që në rininë e saj ka punuar në një fabrikë këpucësh dhe këtë gjë ia tregon dhe fëmijëve për t’i treguar se nuk e ka pasur të lehtë jetesën.