Për herë të parë flet vajza e autorit Muharrem Hoxha i cili vrau me thikë të fejuarën e djalit të tij dhe më pas vari veten. E bija ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” duke hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Roskovecit. Ajo tha se babai dhe i vëllai jetonin në shtëpi të ndara dhe pranoi se kanë pasur probleme sistematike, për shkak se familja nuk pranonte lidhjen e tij me të viktimën, të fejuarën e cila u masakrua me thikë nga vjehrri.
Ndër të tjera ajo thotë se vëllai i saj vetëm qan dhe nuk e qasi në shtëpi trupin e babait të tij, pasi i mori jetën partneres së tij.“Babai jetonte në shtëpi e vogël, ndërsa vëllai te shtëpia e madhe. Nuk donin që të bashkëjetonin bashkë dhe u detyrua. Me të dëgjuar njerëzit, ka dëgjuar që është kështu ashtu dhe e ktheu në tragjedi.
Fatjoni donte të shkonte në varrim, nuk e lanë. Fatjoni vetëm qan, nuk e qasi në shtëpi sepse i mori jetën e gruas. Edhe mami nuk është mirë, është me njerëz lart”, tha vajza e autorit.