Gjykata e Apelit ka marrë në shqyrtim ankimimin e Gazment Bardhit për mos njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha dhe regjistrimin e Kuvendeve të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit thirrur nga ish-kreu demokrat Lulzim Basha.
Mësohet se, Genti Shala është caktuar relator, ndërsa trupi gjykues është i përbërë nga Edlira Petri dhe Elona Toro.
Kujtojmë se ankimimi erdhi pasi më 25 mars, Gjykata mori vendimin për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha duke njohur Komisionin e Rithemelimit si organin drejtues të partisë.