Në bashkëbisedimin me gazetarët shqiptarë, kryeministrit Edi Rama ka pasur një moment nervozizmi kur u pyet se çfarë do të bëjë qeveria e tij për negociatat, krahasuar me liberalizimin e vizave dhe futjen e Shqipërisë në NATO nga ish qeveria e Berishës.
Rama i kërkoi gazetarëve të mos bëhen qesharakë, ndërsa shtoi se të ishte për të, Shqipëria e kishte merituar hapjen e negociatave që para disa vitesh.
“Mos bëhemi qesharakë ju as unë, nuk ia jep këtë një personi. Nuk quhet ky qoftë larg apo qoftë afër. Nuk ka lidhje këto janë ngjarje që lidhen me vullnetet e vendeve të tjera. Në raport me mua ne i kemi merituar 3-4 vjet më parë, problemi është i atyre. Kur thoni kush e futi Shqipërinë në NATO, unë them se e futi Amerika”, tha Rama.