Nora dhe Era Istrefi gjithmonë kanë qenë dy ndër motrat më të komentuara në mediat roz. Shpeshherë njerëzit gjejnë ndryshimet dhe të përbashkëtat mes tyre.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është pikërisht dashuria e tyre për luksin në forma të ndryshme.
Në një foto të bërë me Valdrin Sahitin, Era shihet teksa ka veshur një palë këpucë Prada rreth 1000 €, ndërkohë që Nora mban një çantë Bottega Veneta me një kosto afro 2000€.
Së fundmi, kujtojmë se vajzat gjithmonë kanë dalluar në treg për stilet e ndryshme të veshjes ndonëse njëra më sensuale e tjetra më sport, por duket se e përbashkëta e tyre është preferenca për luks e veshje mijëra euro.