Çeqe me vlerë 300 mijë euro, 12 mijë euro cash, së bashku me çelësat e një Ferrari dhe Cadillac, “pasuria marramendëse” që u gjet në xhepin e një 80-vjeçari i cili humbi jetën pak pasi shkoi në spital, ka habitur mjekët e urgjencës në Itali.
Sipas mediave të huaja, 80-vjeçari mendohet se ka humbur jetën nga një infarkt, megjithatë do të jetë ekspertiza që do të zbulojë shkaqet e saktë të vdekjes. Policia ka nisur hetimet për të mësuar pse kishte gjithë ato para në xhep i moshuari që ishte pronar dhe i disa pronave.
Paratë, çeqet dhe çelësat e makinave janë në dorë të policisë deri në momentin që do i dorëzohen të afërmve që do të jenë dhe trashëgimtarët e kësaj pasurie.
Sipas hetimeve 80-vjeçari jetonte vetëm me gruan dhe nuk kishte fëmijë. Pritet që ajo të merret në pyetje edhe për pasurinë e bashkëshortit, të cilit iu gjetën në garazh edhe një Mercedez dhe Suzuki.