Reperi Getoar Aliu, i njohur për publikun me emrin e artit si Getinjo është mjaft i rezervuar në lidhje me jetën e tij private. Së fundmi përmes rrjeteve sociale ai shpesh bën deklarata që komentohen gjatë në rrjet.
Njësoj ka ndodhur edhe me videon e fundit që reperi ka publikuar në rrjetin e tij social Tik Tok. Në video ai dëgjohet duke imituar një zë se në shtëpi i ka shkuar një shoqe.
“Këtu më ka ardhur, shoqe shoqe. Mirë është të kesh shoqe, por një të dashur dua të gjej.”
Nga ana tjetër, krahas videos të bërë publike Getinjo ka shkruar se atë frazë ja ka thënë shokut të tij.
“Unë duke i thënë shokut tim.”
Videoja është shpërndarë në rrjet, dhe reperi ka marrë një pafundësi komentesh nga ndjekësit e tij.
Pas kësaj “deklarate” reperi është pyetur nëse është beqar apo në një lidhje, megjithatë ai ka preferuar që të mos përgjigjet.
Kujtojmë se, Getinjo është i njohur për deklarata të tilla. Muaj më parë ai postoi dy foto në Instastory, ku u bëri thirrje të gjitha ish-partnereve që ta bllokonin në rrjete sociale, në të kundërt ai do i kontaktonte. Pas kësaj, artisti publikoi një tjetër video të vetes, krah së cilës shkroi: “Harrova që jam në një lidhje”. Getinjo nuk etiketoi asnjë vajzë dhe nuk dihet se me kë e ka pasur këtë thumb.