Ka nisur faza e dytë e punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, ku në fillim është dëgjuar himni shqiptar, dhe më pas i Ukrainës në shenjë solidarizimi me vendin që po lufton me agresionin rus që prej më shumë se një muaji.
Faza e dytë e punimeve nisi me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS. Më pas do të ketë prezantime nga Elisa Spiropali, Ditmir Bushati e Taulant Balla. Pas tyre do të flasë kryeministri Edi Rama.
Nga faza e dytë e Kongresit bie në sy rikthimi i ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili shfaqet në krah kryeministrit Edi Rama, ku kujtojmë se ndonëse dha dorëheqjen dhe nga mandati i deputetit pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar, duket se nuk e kursen mbështetjen ndaj Ramës.