Një ditë pasi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Komisioneri për Zgjerimin Joseph Borrell vizituan Kievin, sot një tjetër funksionar i lartë do të shkojë në Ukrainë në kulmin e luftës me Rusinë.
Sipas mediave të huaja, kancelari austriak Karl Nechamer do të takohet sot në Kiev me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin Denis Schmihal, por edhe me kryebashkiakun Vitali Klitschko.
Instituti Amerikan për Studimin e Luftës deklaron se forcat ukrainase po ruajnë kontrollin mbi pozicionet mbrojtëse në Mariupolin lindor dhe jugperëndimor. Forcat ruse vazhdojnë të përpiqen të ridislokojnë trupat e tërhequra nga verilindja e Ukrainës për të mbështetur ofensivën në Ukrainën lindore.