Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur para disa orësh në liqenin e Kastriotit në Dibër. Mësohet se, trupi i përket 27-vjeçares, Shpëtime Shehu nga fshati Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot.
Dyshohet se, viktima vuante nga depresioni dhe në kushte të vështira psikologjikë i ka dhënë fund jetën duke u mbytur në liqenin e Kastriotit.
Policia e Dibrës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë ndërsa pritet dhe njoftimi zyrtar i policisë.