Prokurorja e Tiranës kalon Vettingun, Elfrida Bregova konfirmohet në detyrë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurorja e Tiranës kalon Vettingun, Elfrida Bregova konfirmohet në detyrë

14:48 | 08/04/2022
në Shqiperi
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten, më 8 prill, vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Elfrida Bregova. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën më 6 prill, Bregova u përball me pikëpyetje mbi mundësitë financiare të saj dhe të bashkëshortit po ashtu prokuror, Saimir Bahiti, në blerjen e një apartamenti 104 m2 në Tiranë. KPK vuri në dukje se nga analiza financiare paraprake Bregova rezultonte me fonde të pamjaftueshme dhe një bilanc negativ në total prej 2.9 milionë lekësh, që siç u tha në seancë, vinin nga mosnjohja si burim i ligjshëm i një huaje 1.2 milionë lekë, mosnjohja e shpenzimit të një dhurate 10 mijë euro dhe një transfertë e dyshimtë bërë në emër të bashkëshortit prej 21 mijë eurosh.

Bregova e mohoi transfertën duke këmbëngulur se ishte falsifikuar dhe solli si provë në seancë dokumente që sipas saj vërtetonin se ditën e transferimit të fondeve në një bankë në Tiranë, bashkëshorti ishte ndodhur në gjykatën e Shkodrës. Ajo e cilësoi pasaktësi mosdeklarimin e shpenzimit të shumë 10 mijë euro, ndërsa këmbënguli se huadhënësi i shumës 1.2 milionë lekë kishte pasur të ardhura dhe huaja duhej të njihej e ligjshme. Prokurorja Bregova e cila u vlerësua pozitivisht për profesionalizmin dhe figurën, kërkoi konfirmimin e saj në detyrë.

Trupa e KPK që kreu rivlerësimin e Bregovës kryesohet nga Alma Faskaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Prokurorja Elfrida Bregova përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua fillimisht prokurore pranë Prokurorisë së Kavajës. Prej vitit 2010, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./Marrë nga Reporter.al

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Etiketa: Elfrida BregovaprokurorjaTiranesVettingu

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Artan Hoxha zbulon “hilenë”: Pse u lanë trafikantët jashtë listave, mesazhi që i çova Fevziut kur pashë Ramën

Legalizmi i kanabisit mjekësor/ Hoxha: Do të përfundojë në duart e oligarkëve në Shqipëri

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

17:07 | 01/02/2026
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

16:37 | 01/02/2026
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

16:15 | 01/02/2026
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

15:55 | 01/02/2026
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –
  • “Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –
  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –
  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com