Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka komentuar takimin e ambasadores Yuri Kim me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Luan Baçi e ka cilësuar takimin e Yuri Kim me Alibeajn të qëllimshëm dhe aspak të mirë për shqiptarët.
“Takimi i Yuri Kim me Alibeajn është i qëllimtë, aspak i mire për shqiptarët, duke thënë që unë po takoj kryetarin në detyrë të PD”, tha Baçi.
Gjithashtu Baçi tha se edhe nëse Gjykata e Tiranës nuk do të njihte Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues të selisë blu, asgjë nuk do të ndryshonte në Partinë Demokratike. Sipas tij edhe pse në dukje PD duket e shkërmoqur ajo është më e fortë se kurrë tani.
“Duke qene vend i NATO-s kemi dorëzuar një pjese të sovranitetit. Berisha ka të drejte në lëvizjen e vetë por s’ka çfarë bën vetëm. Refuzoj ata qe thonë se PD është Berisha dhe se Berisha është PD. Edhe sikur vendimi i Gjykatës mos të njihte vendimet e 11 dhjetorit asgjë nuk do të ndryshonte te Partia Demokratike. PD janë qindra dhe mijëra anëtarë dhe struktura. Berisha është parimor. Nuk e mohoj respektin që kam për Berishën dhe mënyrën se si punon në të gjitha situata. Do vazhdoj ta jap mbështetjen për PD dhe jo për Berishën. Me Bashën kam bashkëpunuar për 10 vjet. Berishën e kam takuar pak herë. Të gjithë demokratët e prisnin lëvizjen e Berishës. Në dukje duket e shkërmoqur por PD është më mirë se kurrë”, u shpreh Baçi.