Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut gjatë një takimi pak minuta më parë. Rezultati i votimit ishte: pro 93; kundër 24; abstenim 58. Ky vendim pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë. Para se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” – duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.
Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar. Pezullimet e tilla janë të rralla. E fundit qe eshte pezulluar ka qene Libia më 2011 për shkak të dhunës kundër protestuesve nga forcat besnike të ish-liderit, Muammar Gaddafi.
Rusia ka paralajmëruar se vota pro apo abstenim do të konsideron “gjeste jomiqësore” me pasoja për lidhjet bilaterale, sipas një shkrese që ka parë agjencia e lajmeve Reuters.