Gjykata e Posaçme i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës që të shqyrtojë padinë për shpifje ndaj ish-deputetit socialist Spartak Brahos, i cili u padit nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën që ka bërë në prag të protestës së 8 janarit në selinë e PD.
I ftuar në një studion televizive, Braho ka deklaruar se duhej të merreshin masa për sigurinë e zyrtarëve të PD-së pasi pretendonte se ka informacione se do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj, por nuk tregoi se ku i kshte marrë informacionet.
Sipas Gjykatës së Posaçme, në momentin që ka bërë këtë deklaratë, Braho nuk ka pasur mandatin e deputetit dhe për këtë nuk është kompetencë e shqyrtimit të kësaj gjykate.