O Zot pyeti përse na vranë??? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

O Zot pyeti përse na vranë???

20:15 | 16/07/2016
në Opinion
0

Nga Ilir Hoxholli

Kjo pyetje më rëndoi që në pamjen e parë që hasa këtë foto në internet. Kjo pyetje më rëndon për të gjithë fëmijët në botë. Nuk jam teolog, por nga ato që kam lexuar është se në Ditën e Gjykimit viktima shoqëron vrasësin para Zotit dhe thotë: “O Zot pyete përse më ka vrarë?”

2

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Pyete, sepse i vrari nuk e di përse vritet, ky fëmijë nuk e di pse një i çmendur vendosi ta shtypë. Mbase ajo kukull nuk e pati nënën e saj aty pranë, për ta shpëtuar si në rastin tragjik në Tiranë. Mbase u shtyp bashkë me prindërit, mbase ajo është shtangur e habitur, se përse “xhaxhi” kërkon ta shtypë. Ajo nuk e di se shumë bashkëmoshatarë të saj, vriten përditë në vendet e konfliktit. As ata nuk e dinë se përse vriten. Edhe ata do të shoqërojnë vrasësit e tyre para Zotit, për t’i pyetur: “Përse na vratë?”

Asaj dite nuk do t’i shmanget as ai që dha urdhër, as ai që shtyp një buton, as një çmendur, një i droguar që futet mes turmës dhe shtyp këdo. “Përse po na vrisni?”, janë klithmat e fëmijëve që kjo botë po i vret, nuk ia kursen dhe llojet e vdekjes, me bomba, me armë zjarri, me armë kimike, tani me kamion. A mos kemi ardhur në një kohë të lajmëruar më parë, ku i vrari nuk e di pse vrasësi e ka vrarë? Ajo kukull nuk do të luajë më, ashtu e shtrirë i mungon shpirti që e lëvizte, e puthte. Nuk më shqitet nga kujtesa as foto e një vajze në vendet e konfliktit, ku siç bëjnë nënat në pamjet e rënda u mbyllin sytë fëmijëve, kjo vajzë i mbyll sytë kukullës, një Zot e di se çfarë ka parë ajo vajzë? Mos u arsyetoni me hakmarrjen, se nuk ka hakmarrje mbi të pafajshmit, mbi fëmijët, a nuk është e shkruar që, gjithsecili bart mëkatin e vet?

Por, epshi, urrejtja, interesat, lakmia, ju ka errësuar sytë, ju ka bërë të shpikni një zot, që ju shpërblen në hakmarrjen tuaj, duket sikur ju lexoni jo të njëjtët libra hyjnorë, sepse libri që lexojnë një miliardë e gjysëm myslimanë thotë: “Kush ka vrarë një person padrejtësisht ka dënim sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin, e kush shpëton një jetë është sikur të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin…”

Ajo kukull nuk është më, do të mbetet një kujtim i shtrirë si bashkëmoshatarët e saj, që vazhdojnë të pyesin: “Përse na vranë o Zot???”

Etiketa: Dita e GjykimitepshiIlir Hoxholliinteresatkukulllakmialibra hyjnorëurrejtja

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Hajt ta lidhim besën-eeee …me një fije kashtë!

Hajt ta lidhim besën-eeee ...me një fije kashtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com