Krahasuar me 4 ditë më parë, bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë sot me dy lekë çmimet e naftës, datë 5 prill 2022 deri më datë 12 prill 2022.
Kështu, çmimet do të jenë si më poshtë konkretisht: 221 Lekë/litri për gazoilin; 197 Lekë/litri për benzinën; 103 Lekë/litri për benzinën
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë: 233 Lekë/litri për gazoilin; 209 Lekë/litri për benzinën; 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Njoftimi:
221 Lekë/litri për gazoilin;
197 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për gazin;
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë:
233 Lekë/litri për gazoilin;
209 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 5 Prill, deri deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.