Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të zhvillojë një mbledhje ditën e sotme për situatën e paprecedentë të krijuar nga pushtimi rus në Ukrainë, ku pjesëmarrës do të jetë dhe presidenti Volodymyr Zelensky.
Zelenskyy do të flasë sot me diplomatët e Këshillit të Sigurimit i indinjuar nga dëshmitë e shtuara se forcat ruse kanë synuar të vrasin civilë të pafajshëm. Mësohet se, takimi është caktuar për në orën 14:00 GMT, shkruan Sky News.
Tërheqja e trupave ruse nga qytetet përreth kryeqytetit të Ukrainës zbuloi trupat e civilëve të vrarë gjë që çoi në thirrje për sanksione më të ashpra kundër Kremlinit, veçanërisht një ndërprerje të importeve të karburantit nga Rusia. Gjermania dhe Franca reaguan duke dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, duke akuzuar se ata ishin spiunë.