Ashtu si shumë personazhe të tjerë të shoëbizit dhe Ledri Vula është angazhuar këto kohë me koncerte të ndryshme ku ai ka qenë i ftuar, jo vetëm brenda trojeve shqiptare por dhe në Evropë. Së fundmi, reperi Kosovar është bërë viral pas një situate që ndodhi në një nga koncertet e tij.
Një video e këngëtarit gjatë koncertit me një nga fanset e tij, po qarkullon në rrjete sociale dhe është bërë virale. Nga video-ja e bërë shihet fansja teksa është e gatshme që t’i dhurojë syzet e saj reperit.
A po mi shet?”, e pyet Ledri fansen.
Nga ana tjetër, plot humor ai e pyet atë nëse syzet janë origjinale, apo të blera në Turqi. Në fund reperi ia kthen syzet asaj me pretekstin se asaj i shkojnë më shumë. Kujtojmë se, aventurat e këngëtarëve me fansat nëpër koncertet e ndryshme që ata mbajnë nuk kanë fund. Gjithashtu edhe fansat nga ana tjetër, duke e parë nga ana e tyre si një mënyrë për të shprehur dashurinë dhe për të qenë pranë tyre, shpesh bëjnë veprime të pakontrolluara dhe të çuditshme njëkohësisht.