Moderatorja e njohur Bora Zemani vazhdon të jetë ende në qendër të mediave rozë jo vetëm për historinë me ish të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj, por edhe për reagimet apo deklaratat që ajo ka bërë së fundmi në rrjetet e saj sociale.
Të gjithë fansat kanë kureshtje të zbulojnë më shumë rreth jetës private të moderatores, të cilën ajo ka preferuar ta mbajë gjithmonë hermetike larg syrit të publikut, dhe në çdo intervistë që ajo shfaqet shpesh pyetet rreth kësaj gjëje.
Së fundmi, Bora Zemani ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” së bashku me autoren e emisionit të dashurisë “Për’Puthen”, Olsa Muhamentin dhe gazetarin Ervin Kurti.
Ndërkohë, Zemani është pyetur tërthorazi për jetën e saj private, ku Ori Nebiaj i tha: Bora je e lumtur ti?
Nga ana tjetër, Bora i është përgjigjur duke i thënë se është e lumtur dhe se sipas saj, jetën nuk mund ta bazojë vtëm tek një partner.
“Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot. Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës”.