Valixhja e dyshimtë që ishte lënë mëngjesin e së dielës në qendër të qytetit të Fierit dhe alarmoi forcat e policisë, rezultoi të ishte bosh.
Dyshohet se valixhja është lënë në trotuar nga punonjësit e bashkisë që pastrojnë qytetin gjatë natës, të cilët më pas e kanë harruar aty, pa menduar se një qytet i tërë do ngrihej në alarm.
Policia u njoftua rreth orës 10:30 se në lagjen “Apollonia”, në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë vendosën perimetrin e sigurisë në vendngjarje ndërsa forcat xheniere kryen veprimet e mëtejshme.