Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë godinën e Fabrikës së miellit Librazhd, ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët.
Kjo fabrikë edhe pse nuk punonte me kapacitetin e dikurshëm, vazhdonte punën për bluarjen e miellit dhe duket se shkak është bërë kabina e filtrimit të ajrit e cila është e përfshirë nga flakët të cilat më vonë pushtuan gjithë godinën.
Zjarrfikësja e Librazhdit ka arritur të izolojë flakët për të mos rrezikuar ndërtesat e reja dhe ka bërë të mundur fikjen e zjarrit, pa u lënduar askush.