Takimi sekret i Borës me Donaldin?/ Ja roli i miqve për ribashkimin e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi sekret i Borës me Donaldin?/ Ja roli i miqve për ribashkimin e tyre

09:27 | 03/04/2022
në Gossip
0

Donald Veshaj dhe Bora Zemani vijojnë të jenë kryefjala e shtypit rozë. Dy ish-partnerët, janë duke gjetur sërish urat e komunikimit për të vijuar marrëdhënien e tyre aty ku e lanë, para se aktori të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”. Në rrjet ditët e fundit kanë qarkulluar detaje të reja, çfarë të bën të mendosh se shumë shpejt kjo dyshe do të rikthehet së bashku.

Ishte pikërisht një foto e makinës së Donaldit poshtë shtëpisë së Borës ajo që ndezi zërat për një rikthim të tyrin. Por kur mendohej se gjithçka do të mbetej me kaq, të tjera fakte vijnë nga dy personazhet.

Fansat po shpresojnë një takim të dytë tanimë jashtë Shqipërisë, nisur edhe nga fakti se Bora ka hedhur story duke e treguar hapur se ndodhet në Vjenë dhe Donaldi, në anën tjetër, ka shpërndarë në story club-in ku do të performojë dhe është në Laussanë të Zvicrës.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Donaldi dhe Bora janë pajtuar! Bëhet e ditur se ata janë parë së bashku në Vjenë të Austrisë këto ditë. Vetë moderatorja ka publikuar një foto me mikeshën e saj, që duket se është edhe mikeshë e binjakëve. Është pikërisht mikesha e të dyve që ka qenë iniciatorja e këtij takimi, duke pasur mundësinë të shpjegohen larg syrit të publikut.

Akoma më shumë i ka shtuar dyshimet mungesa e Borës në “Për’Puthen”. Donaldi ka postuar fotografi nga aeroporti duke mos treguar vendndodhjen, ndërsa moderatorja ka bërë të kundërtën. Mesa duket, miqtë dhe të afërmit kanë një rol të rëndësishëm në ribashkimin e tyre.

Kanë qenë pikërisht ata që kanë mundësuar një takim të dy të rinjve, duke ndikuar tek ata për t’i dhënë një mundësi tjetër njëri-tjetrit. Jashtë kësaj teme nuk kanë qëndruar as familjarët. Së fundmi, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram dhe, ajo që na bie në sy është fakti se moderatorja dhe mamaja e Donaldit ndiqen në Instagram.

Kjo është mjaft e çuditshme, pasi moderatorja nuk ka reaguar, por familjarët e aktorit janë në rrjetet e saj sociale. Kjo është një tjetër shenjë që tregon se marrëdhënia mes çiftit është rikuperuar dhe se ata mund të jenë ribashkuar.

Kujtojmë se kur Donaldi ishte pjesë e “Big Brother VIP”, e ëma e këshilloi që të ndiqte zemrën dhe të bënte atë që ndjente. Duke iu referuar lidhjes me Beatrix, mamaja u pozicionua menjëherë në krah të partneres së re të djalit të saj. Të njëjtën gjë bëri edhe i vëllai, kur ishte pjesë e formatit, duke i përsëritur të bënte atë çfarë i ndiente zemra dhe të rrinte i qetë për gjithçka.

Por duket se jashtë gjithçka ka ndryshuar shpejt dhe Donaldi i ka kërkuar një tjetër mundësi Borës, duke angazhuar edhe të afërmit e miqtë që të ndikojnë te vendimi i saj. Po kështu, vëllai i Borës vijon të jetë mik i ngushtë i të dy vëllezërve, duke treguar hapur mbështetjen ndaj tyre.

Miqësia që ai ka me Donaldin dhe Romeon duket se ka ndikuar edhe tek e motra, çka ka sjellë disa takime të fshehura mes dy ish-partnerëve, që po shkojnë drejt një ribashkimi. Rikujtojmë gjithashtu se pas daljes nga shtëpia e “BBV”, Donaldi shkëputi çdo marrëdhënie të krijuar me Beatrix Ramosajn brenda këtij formati dhe ata kurrë nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Etiketa: boraDonaldromeo

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Përfshihet nga zjarri fabrika e miellit në Librazhd

Përfshihet nga zjarri fabrika e miellit në Librazhd

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com