Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, ku një automjet tip “Volkswagen” me pesë persona brenda, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë kanë bërë që automjeti të dalë nga rruga e të përplaset me betonat e kanalit. Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona, një grua bashkë me dy fëmijë e saj te mitur 5-6 vjeç, një e moshuar dhe një djalë i ri.
Të plagosurit janë dërguar tek spitali i Traumës në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.