Kanw filluar reshjet e borës në juglindje të vendit. Në zonat në lartësinë mbi 1000 metra, trashësia ka shkuar deri në 10 cm. Ka patur reshje më të dendura në segmentin Dardhë – Boboshticë, në zonën e Bigëllës, ndërsa më pak reshje bore ka patur në Vithkuq, Shtyllë e Voskopojë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se kompania përgjegjëse po pastron rrugën duke këshilluar shoferat e automjeteve të kenë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore sepse ka lagështi në rrugë.
Megjithatë nga pamjet filmike situata duket më e vështirë sepse është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve për makinat ndërkohë që reshjet e borës vazhdojnë. Kujtojmë se kjo zënë ka qënë e bllokuar më parë nga rëniet e dendura të dëborës.
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...