Gjykata jep masën arrest me burg për Alqi Bllakon. Këtë të shtunë është zhvilluar, seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.
Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Dorëzimi i Bllakos u krye 12 orë pas urdhërit të gjykatës për ta arrestuar.
Rreth orës 22:00 u raportua nga të gjitha mediat se ai nuk ishte në pranga dhe se kishte dyshime që mund të ishte arratisur. Policia nuk kishte dijeni për të, familjarët shpreheshin se nuk e dini se ku ndodhej si dhe avokati i tij Sokol Harizaj shprehej se nuk e dinte vendndodhjen e klientit të tij.
Teksa si për të trazuar ujërat, njësoj siç kishte bërë në rastin e Adriatik Llallës, avokati i tij Sokol Hazizaj publikoi një foto ku dukej nga avioni dhe që shkruante ‘Mirupafshim’. Të gjitha këto detaje tregonin se Alqi Bllako po i fshihej policisë, madje po bënte lëvizje për t’u arratisur jashtë shtetit.
Por, dje, pasi më në fund Bllako u vetëdorëzua policia për të fshehur paaftësinë e saj sulmoi mediat duke dalë në një deklaratë për kur tha se portalet gënjyen dhe se arratisja e Bllakos ishte një lajm i rremë, pasi ai u dorëzua në polici të enjten mbrëma.
Por SPAK nga ana tjetër me dokumentin e publikuar tregon se vetëdorëzimi është regjistruar në orën 03:30 pas mesnate, duke nxjerrë blof policinë, me në krye Gledis Nanon.
Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh.