Ish-kryeministri Sali Berisha i ka qëndruar fjalës së tij dhe sapo ka mbërritur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.
Ndonëse deputetët e përjashtuar nuk ishin të thirrur në mbledhje, ish kreu i PD ka sfiduar zyrtarisht Alibeajn duke shkuar në takim, ndërsa nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajnë deputetët e tjerë ndaj kësaj lëvizje të Berishës.
Nga ana tjetër, ish kreu demokrat Lulzim Basha ka konfirmuar se nuk do të jetë në mbledhjen e sotme parlamentare duke refuzuar kështu një përballje të mundshme me Berishën.
Pjesë e diskutimeve mësohet se do të jetë situata aktuale në PD, pasi gjykata i ka dhënë vulën e selinë Rithemelimit, vendim që pranoi ndryshimet statutore të vulosura më 11 dhjetor të vitit të kaluar dhe riktheu Berishën në selinë blu.