Rivaliteti aq shumë i komentuar mes Donald Veshajt dhe Ilir Shaqiri vazhdon edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Ndonëse shumë prisnin që ata të rregullonin marrëdhëniet pasi të dilnin, diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Ka qenë balerini ai që përmes një statusi në Instastory ka bërë një ironizim që na ka bërë të mendojmë se i drejtohet Donaldit. Ai ka shpërndarë një thënie ku shkruhet: “Miku i të gjithëve, është miku i askujt”, teksa krah saj shkruan: “Kur e thoja unë, nuk e kuptonin”.
Ndoshta ju mund të pyesni se çfarë e lidh këtë status me Donaldin? Epo, kur ishte në “Big Brother VIP”, Iliri vetëm Donaldit i ka thënë se përpiqet t’i bëjë shokë të gjithë, për lojë dhe për interes dhe se nuk i do realisht. Ai shpesh i ka thënë aktorit nëpër debate se teorinë e tij do e tregojë koha dhe se kur të dilnin, sipas Ilirit, Donaldi nuk do shoqërohej më me ta.
Kjo nuk është hera e parë që ai e ironizon Donaldin pas mbarimit të formatit “Big Brother VIP”. Kur 25-vjeçari i bëri ftesë publike që t’i bashkohej në nismën e bamirësisë për të ndërtuar katër shtëpi për njerëzit në nevojë, Iliri e refuzoi duke thënë: “Ka kush ndërton mure e llaç, unë kam një qëllim tjetër që lidhet me artin”.
Nga ana tjetër, Donaldi nuk ka bërë asnjë reagim jo vetëm për këtë deklaratë por për asnjë që lidhet me reality-shoën. Pas daljes atë e kemi parë në rrjetet sociale me Kledi Hysën, DJ PM, e së fundmi është takuar edhe me Dj Dagz. Ndërkohë, mesa kemi kuptuar nga postimet e komentet ai vijon të ruajë raporte të mira me Fifin, Sarah Berishën, Monika Lubonjën, Antonela Berishën dhe Elhaid Cufin.