Çiljeta është rikthyer ditën e sotme në emisionin “Për’puthen” pas disa javësh mungesë. Ajo zbuloi se ka patur disa probleme me familjen e ish-bashkëshortit të saj të cilët kishin tentuar të mos e lejonin të takonte më vajzën e saj.
Sipas saj, diçka e tillë ndodhi sepse nuk e kishin pritur mirë faktin që ajo kishte treguar historinë e tyre në ekran.
“Kam patur shumë probleme familjare për shkak të historisë që tregova. Kam patur probleme me gocën. Isha e qetë se ndodhet me gjyshen e saj. Por, pjesa e tjetër e familjes, e dashura e ish-burrit tim nuk e pranoi këtë gjë. Ajo është shkaktari i kësaj ndarjeje. Unë nuk po shihja gocën sepse më thanë se kam ardhur në emision dhe i kam ofenduar.”
Megjithatë, ajo deklaroi se arriti ta merrte të bijën dhe tashmë ndodhet me të në Shqipëri.+
“Në momentin që unë lashë vajzën tek ata pse duhet të flasë keq. Kjo ndodhi sepse nuk ishte përkthyer si duhet. Kjo ka qenë arsyeja që nuk kam ardhur sepse nuk po shihja gocën. Unë e mora gocën dhe e kam me vete. Unë e lashë atje sepse është babai dhe gjyshërit por kjo nuk do të thotë se mund të na ndajë dikush. Ajo është mbi të gjithë në botë.”
Kujtojmë se, Çiljeta që në fillim kur u prezantua në “Për’puthen” bëri shumë përshtypje pasi është nëna e një vajze. Diçka që nuk kishte ndodhur gjatë këtyre tre sezoneve. Ajo është 25 vjeçe nga Vlora, por jeton në Itali.