Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin ndaj një kompanie nafte në Arabinë Saudite nga rebelët Houthi.
Në një postim në rrjetin e tij social Tëitter, Rama ka shkruar se ky është krim i neveritshëm i cili rrezikon sigurinë globale në një kohe krize në botë.
”Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.”-shkroi Rama ndër të tjera.