Pak ditë më parë aktorja e humorit Delinda Disha ka dhënë lajmin se ishte në pritje të ëmbël. Por duket se jo çdo gjë ka shkuar mirë ashtu siç ajo e priste.
Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, aktorja ka ndarë lajmin jo të mirë të humbjes së binjakëve.
Në postim Disha ka shkruar se janë momente të vështira për të këto që po kalon dhe se të dy bebat janë lartë në qiell si dy ëngjëj. Sipas saj, kjo ishtë një ëndërr shumë e bukur për të qenë e vërtetë.
“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”
Ky ishte një moment shumë i vështirë për aktoren dhe jo vetëm. Por janë gjëra që ndodhin me të cilat njeriu duhet të përballet.
Kujtojmë se, Delinda Disha aktualisht është aktore komediane në emisionin e humorit “Klanifornia”, në Tv Klan.