Ka nisur me tensione mbledhja e seancës së sotme plenare, pasi deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.
Por kërkesa e tij nuk është pranuar nga zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj që po drejton seancën në mungesë të Lindita Nikollës. Kaq ka mjaftuar që Spaho të ngrihej nga vendi dhe të niset drejt foltores, ndërsa e gjithë garda rrinte në gadishmëri.
Në seancën e sotme është kërkuar në interpelancë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku për të dhënë llogari për rritjen e paprecedentë të çmimeve që nisi me naftën dhe po ndjehet në çdo produkt tjetër të konsumit të përditshëm. Pyetje do t’i bëhen Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi nga Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.