Anëtarja e Kryesisë së PD, Jonila Godole e përshëndet dorëheqjen e Lulzim Bashës, por sipas saj ky vendim duhej të vinte pas një analize e diskutimeve.
Ndër të tjera Godole, theksoi se humbja në zgjedhjet e 6 marsit nuk ishte një arsye e mjaftueshme për largimin e tij.
“Secili ka të drejtën e vet të dorëhiqet. Në mbledhje prita që të diskutohej njëherë dhe mund të bëhej një komunikim. Nuk mund të diskutoje me aq shumë njerëz. Padyshim është pjesë e kulturës sonë politike që nuk u arrit të demokratizohej. Basha e hapi rrugën, por tani? Duhej analizë, mësimet, përgjegjësia e lidershipi, e aktorëve. Atë akt personal unë e mbështes. Fitoret e PD kanë qenë të negociuara me palë të dyta e të treta. Duhej të kishim filluar që nga 2009, të analizonim shkaqet me pastërti që të hapej. Me mënyrën e drejtimit të PD është mbajtur peng nga një grup njerëzish. Tani është i vetmi shans për PD-në”, shprehet anëtarja e kryesisë së PD.
Ndërkohë sipas saj është e pamundur që PD të vijë në pushtet me një person non grata, duke u shprehur kategorikisht kundër ardhjes se ish-kryeministrit Berisha ne drejtimin e PD.
“Gjëja më normale do të ishte të tërhiqej edhe pala tjetër, i shpallur non grata. Kush do vijë në krye të PD? Një person non-grata. Do të ishte non sens. Nuk do të kishte mbështetje të ndërkombëtarëve. Nëse akti i Bashës shoqërohet me një hap pas të Berishës PD do të çlirohej dhe gara do të hapej”, shprehet Basha.