Kryetari i Komanduar në PD, Enkelejd Alibeaj tha para mediave se demokratët duhet të bashkohen. Para selisë blu, Alibeaj tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve, megjithëse nënvizoi dhe njëherë faktin se kushti i vetëm për bashkimin me grupin e Rithemelimit është tërheqja e Sali Berishës.
“Dita e sotme kujton për këdo që 30 vite më parë votuan të bashkuar duke zgjedhur lirinë. Bashkimi tek vlerat është çelësi për ata që vuajnë sot peshën e diktaturës. Respekti ndaj njëri tjetrit bashkimi ndaj regjimit që është instaluar në Shqipëri. Besoj që është thirrja sot më shumë se kurrë. Kësaj do duhet të shpresojmë t’i shërbejmë. Bashkimi është ndër demokratë. Bëhet fjalë për ata që s’kanë përfituar dhe kanë sakrifikuar. Do kemi kohë se sot është një ditë feste. Do kemi kohë për procedurat. E rëndësishme është sensi i mirë që buron nga ato vlera. Të bëhemi bashkë pikërisht për këtë. Deklarata e djeshme ishte e diskutuar. Do diskutohet prej kohësh, besoj se ishte ajo që përfshinte të gjitha kërkesat. Do veprohet sipas procedurave. Nuk do jetë e fundit do kemi diskutim,” tha Alibeaj.
Sot Rithemelimi do organizojë një mbledhje në orën 18:00, bashkë me Sali Berishën, për të dalë me një qëndrim zyrtar për kërkesën e grupit parlamentar të PD që Berisha të bëjë një hap pas dhe të tërhiqet nga deklarata për të rikandiduar për kreun e PD.