Një ditë pasi dha dorëheqjen, Lulzim Basha sapo ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku në hyrje të selisë nuk ka harruar të përshëndesë as gazetarët.
“Gëzuar, gëzuar” ishin dy fjalët e vetme që tha Basha për mediat në hyrje së selisë blu.
Kujtojmë që 22 marsi është dita e parë e fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 1992 për të drejtuar vendin drejt pluralizmit, ndërsa më herët Basha reagoi me një postim në Facebook.