10 ditët që kthyen qeverinë në realitet… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 ditët që kthyen qeverinë në realitet…

17:54 | 20/03/2022
në Uncategorized
0

Nga Lutfi Dervishi

10 ditë më parë kryeministri dhe gjysma e qeverisë nga lartësitë e vizitës në Dubai dhe detyrës kumtuan se përballë krizës thjesht duhen shtrënguar rripat dhe dhëmbët. Protestat në Tiranë dhe rrethe e kthyen qeverinë me këmbë në tokë dhe kriza aktivizoi Kryeministrin si për të na kujtuar se në ditë normale ai mund t’i lejojë vetes vetëm të merret me çështje të mëdha (Ukraina, NATO, ngrohja globale etj) dhe nuk mund të merret me problemet e rëndomta të qeverisjes së Shqipërisë.

Kriza e rriti adrenalinën e Kryeministrit, i cili ktheu mbrapsht çfarë kishte thënë 48 orë më parë dhe nisi sulmin për të fituar opinionin publik!

Read more

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së –

Zgjedhja e Presiden

Protestat nxorën në shesh shkëputjen totale nga realiteti i përditshëm i qeverisë me të qeverisurit. Deklaratat të denja vetëm për meme të klasit të parë të anëtarëve të kabinetit (njëra pas tjetrës a thua se ishin koordinuar kush këput më shumë mufka) dhe mungesa totale e informacionit për gjendjen e tregut- tregojnë se qeveria (bën sikur) punon vetëm po pa njerëz në sheshe. Më keq se qeveria këtë radhë u kap opozita kryesore e vendit e cila në kohën kur mijëra njerëz ishin në sheh fliste për hapa para, hapa pas, a thua se të shtunën e shkuar ishte mbyllur në sallë dhe bënte prova në një kurs vallëzimi për mbrëmjen e maturës.

Dyshoj se edhe sot e kësaj dite anëtarët e kabinetit e dinë gjendjen e çmimeve të ushqimeve, le më të kenë informacion për gjendjen e rezervës apo të kenë ndonjë ide për 3 ditët apo 3 muajt e ardhshëm. Në mungesë të informacionit konkret flet për krizën si një e keqe e pashmangshme me të cilën do të përballesh. Në këtë rast thjesht përhap panik dhe më shumë se lufta në Ukrainë, paniku i përhapur nga qeveria “çmendi” çmimet. Kriza si çdo krizë tjetër nxori në pah mungesën e funksionimit të institucioneve (inspektoriatet, autoriteti konkurrencës, ministritë e linjës etj). Ndërkohë që çmimet në tregjet e vendit arritën dhe kaluan çmimet në vendet e BE-së, rrogat e shqiptarëve mund të arrijnë ato të BE-së në rastin më të mirë pas 40 vitesh!

Nëse kriza ka 7 ditë, ne jemi ende në orët e para të ditën hënë. Gjendja mund të vijë duke u përkeqësuar, por krizat nuk përballohen me propagandë, masa populiste dhe veprime kuturu. Kriza kërkon strategji të qartë. Plane konkrete. Veprime konkrete. Nuk rregullohet çatia ditën që bie shi!

Në momente krizash më shumë se fjalët vlejnë veprimet dhe ndonjëherë më shumë se veprimet vlejnë edhe gjestet dhe mesazhet që përcjell. Nëse tregon se edhe ti je një prej njerëzve të prekur, apo së paku e kupton se në çfarë gjendje janë të prekurit, ke fituar gjysmën e betejës.

Në takimet e djeshme të Kryeministrit me “grupet e interesit”- shqetësimi i parë i renditur ishte “trefishimi i çmimit hekurit” dhe fakti që ndërtuesit kanë ndërprerë punën. Mund të ishte artikuluar si shqetësim i parë bujqësia, mund të ishin artikuluar shtresat më të prekura,…etj

Problemet e sigurisë energjitike dhe sigurisë ushqimore do të jenë sfidat e mëdha me të cilat mund të përballet vendi. Kriza që është përpara është e pangjashme me tërmetin (ku na u ndodhën dhe na ndihmuan nga gjithë bota), është e pangjashme me pandeminë, kjo krizë më shumë se njerëzit do të testojë institucionet dhe qeverinë.

Sa për opozitën ajo është e zënë me punë më të rëndësishme dhe të komplikuara që ndoshta zgjidhen pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

Lajmi i mirë është se protesta e ktheu qeverinë në punë. Lajm i keq është nëse qeveria ende nuk e di çfarë pune duhet të bëjë.

 

Të Lidhura

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

nga 27
23:23 | 22/02/2026
0

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

nga 27
23:21 | 22/02/2026
0

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Zgjedhja e Presiden

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së –

nga 27
23:07 | 22/02/2026
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua të dielën vonë me liderin e partisë kryesore opozitare në vend, Bedri Hamzën...

Zgjedhja e Presiden

Zgjedhja e Presiden

nga 27
23:05 | 22/02/2026
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua të dielën vonë me liderin e partisë kryesore opozitare në vend, Bedri Hamzën...

Para
Operacioni në Call Center-a, shoqërohen në polici 40 punonjës dhe administratorë

GJKKO jep masën e sigurisë për 15 të arrestuarit për mashtrim me Call-Center

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:23 | 22/02/2026
Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:21 | 22/02/2026
Zgjedhja e Presiden

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së –

23:07 | 22/02/2026
Zgjedhja e Presiden

Zgjedhja e Presiden

23:05 | 22/02/2026
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës –

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës –

22:17 | 22/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
  • Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
  • Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së –
  • Zgjedhja e Presiden
  • Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës –
  • Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
  • Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com