SPAK ka kërkuar 11 masa arrest me burg dhe 4 të tjera arrest shtëpie, për 15 të arrestuarit e kompanisë së “Blue Energy Call”. Këta persona dyshohet se nëpërmjet mashtrimit kanë përvetësuar rreth 5 milionë euro mijëra qytetarëve gjermane.
Ndërkohë 4 masat arrest shtëpie janë kërkuar për vajzat që janë vënë në pranga për akuzën e mashtrimit në kuadër të grupit kriminal. Ndërsa për 2 nga 11 masat arrest me burg janë kërkuar me afat 60 ditë.
Burime bëjnë me dije se njëra nga masat me afat 60 ditor është kërkuar për IT e call centerit, Xhuljano Xhafa. Sipas informacioneve ky shtetas ka bashkëpunuar me drejtësinë.
Sipas informacioneve mësohet se mbrëmjen e djeshme gjatë marrjes në pyetje IT-ja përballë agjentit të BKH-së, ka treguar të gjithë skemën dhe mënyrën se si zhvateshin shtetasit gjermanë.
Kujtojmë se hetimet e SPAK nisën tetorin e kaluar, pas ardhjes së një letër porosie nga Gjermania se qytetarët e këtij vendit mashtroheshin për të investuar shuma te konsiderueshme parash. Seanca për caktimin e masës së sigurisë vazhdon ku kanë mbetur edhe 3 avokate që janë duke bërë mbrojtjen. Ndërkohë që pas mbarimit te avokatëve gjykata do tërhiqet për te marrë vendim nëse do e pranoje apo jo kërkesën e SPAK për 15 të akuzuarit për mashtrim.