Të dhëna më të rënda raportohen nga Tropoja, pasi numri i të vdekurve në galerinë e shembur shkon në 2. Fillimisht u bë me dije se nga shembja e galerisë së kromit në Lajthizë të Tropojës mbetën të bllokuar tre persona dhe një 41-vjeçar humbi jetën në vend.
Por tashmë, bëhet me dije se në momentin që u shemb galeria ishin brenda 6 persona, dy prej tyre kanë humbur jetën dhe 4 të tjerët kanë arritur të shpëtojnë. Galeria e shembur në 1000 metër thellësi, po punohet për nxjerrjen e trupit të dytë.