Monika Lubonja ka folur për marrëdhënien e saj me dy banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme të Shqipërisë, Ajrola dhe Donaldin, me të cilët dhe është shoqëruar më shumë.
E ftuar në “Wake Up”, Lubonja foli pikërisht për këto marrëdhënie ku u shpreh se tek Arjola ka parë një ndryshim dhe ftohje karshi saj dhe se ende nuk ka mundur të pijë një kafe me të ku sigurisht do të kenë shumë gjëra për të diskutuar nëse takohen.
“Kafen nuk e kemi pirë akoma, e kur të ndodhë do kemi shumë gjëra për të thënë”, -tha Monika.
E ndërsa për Donaldin shtoi se është një tjetër ish-banor me të cilin ende nuk është takuar.
Gjithsesi theksoi se ka takuar një Beatrix shumë më të qetë jashtë dhe sigurisht ruan raporte shumë “xhan xhan” siç u shpreh edhe vetë me Fifin.