Sot Hueyda El Saied do të festonte ditëlindjen e saj të 47, por këtë vit artistja feston mes engjëjsh. Bashkëshorti i saj, përmes një videoje me fotot e tyre ndër vite, ka kujtuar dhe uruar të dashurën e tij të zemrës.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. 16 Marsi do të jetë për ne gjithmonë festë, nga Gabriel dhe Thierry”, shkruan ai.
Hueyda u nda pak kohë më parë nga jeta, pasi humbi betejën me kancerin e gjirit. Largimi i saj nga jeta ishte një lajm i trishtë për të gjithë publikun, pasi dashamirësia për artisten ishte vërtetë e madhe.
Ndërkaq bashkëshorti i saj kujdeset tashmë për të voglin Gabriel, teksa herë pas here në postime që shpërndan në rrjetet sociale, e kujton me mall dhe dashuri të bukurën Hueyda.
View this post on Instagram