Një tërmet ma magnitudë 4.6 Rihter ka tronditur ishullin e Kretës mëngjesin e sotëm rreth orës 04:20. Mësohet se thellësia e tërmetit që u ndje veçanërisht në Heraklio ishte 14.4 kilometra.
Epiqendra e tërmetit është shënuar 18 kilometra në perëndim-jugperëndim të fshatit bregdetar Arvi, në prefekturën e Heraklion, në jug të Kretës. njoftoi Instituti Gjeodinamik.
Greqia vazhdimisht ka qenë epiqendër e tërmeteve ku herë pas here lëkundje të fuqishme ndihen në vend, dhe ku jo pak herë kanë marrë edhe jetë njerëzish.