Roman Abramovich, oligarku rus i afërt me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin është filmuar për herë të parë pas kaq shumë ditësh në public. Daily Mail shkruan se Abramovich është filmuar në zonën VIP të aeroportit të Tel Aviv, ndërsa priste nisjen e avionit të tij privat që do ta çonte në Stamboll.
Edhe pse është shtetas izraelit, ai ka vendosur që të largohet me shpejtësi nga vendi që ia bëri të qartë se nuk do të kthehej në një strehë për oligarkët rusë. Pronari i Chelsea Football Club, të ulur në sallë pritjeje me një maskë në fytyrë.
Miliarderi rus u sanksionua në fillim të kësaj jave dhe kishte 3.2 miliardë £ në asete të ngrira në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ekipin e futbollit Chelsea. Pozicioni aktual i Abramovich është i panjohur, por ai ishte kohët e fundit në Bjellorusi në “përpjekje për të ndihmuar” për të negociuar përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.