Protesta për rritjen e çmimeve ka nxjerrë në shesh edhe fëmijët e vegjël duke u bërë protestuesit më të veçantë në këtë marshim. Teksa qytetarët u mblodhën përballë kryeministrisë për të protestuar në ditën e 5, mikrofonin e mori edhe një vajzë e vogël.
Vogëlushja foli e revoltuar për rritjen e çmimeve dhe tha se kishte ardhur në protestë pavarësisht se kishte ditëlindjen, ndërsa i kërkoi Ramës të ikte duke marrë duartrokitjen e gjithë të pranishmëve.
“Ne s’i përballojmë dot rritjen e çmimeve, ulni çmimet dhe na rrisni rrogat, sot kisha ditëlindjen dhe erdha të protestoj për rritjen e çmimeve se askush nga ne nuk i përballon dot rritjen e çmimeve. Lëviz nga ky vend që ke, se nuk je i denjë për këtë vend. Ti vetëm korrupsion bën o legen, Ram ik, liro vendin,” tha ajo.