Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish qytetarët që dolën në marshim para Kryeministrisë për të protestuar për rritjen e çmimeve. Në një bashkëbisedim me disa punonjës të një biznesi, Rama tha se ne jemi i vetmi vend që protestohet për çmimet nga lufta dhe jo për solidarizim me ukrainasit.
“Ne nuk jemi këtu të ulim naftën për ata që duan të furnizojnë të Furostradat dhe x5 për të bllokuar rrugët e atje dhe për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë kohë lufte, për turpin e dheut, ndërkohë që e gjithë bota del në protesta për tu solidarizuar me ato të shkretët që i kanë bombat mbi kokë. Këtu janë disa që dalin me makina x5 dhe bëjnë protesta me drita Iphonësh. Nuk kanë pensionistët drita Iphone dhe nuk kanë x5. Ato që kanë mundësi më shumë do të paguajnë më shumë. Në këtë kohë është koha për tu ndjerë mirë, që paguan më shumë kur ke më shumë. I vetmi vend i NATO-së që del në protestë për rritjen e çmimeve nga lufta në Ukrainë”, tha Rama.
Më herët, kryeministri deklaroi se paga minimale në prill do të rritet në 320 mijë lekë të vjetra, por sesa do të vihet në praktikë kjo masë mbetet për tu parë.