Në një konferencë për media, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po tregon shifra nga bilanci i luftës në Ukrainës. Ai tha se vetëm të premten rreth 500-600 trupa ruse u janë dorëzuar forcave ukrainase.
Më herët, Zelensky paralajmëroi trupat ruse se “nuk është e mundur të pushtohen kokat dhe mendjet” e njerëzve dhe pushtimi i qyteteve dhe qytezave do të jetë “i përkohshëm, jo përgjithmonë. Unë jam i sigurt për këtë”.