Florjan Binaj gjithmonë është bërë pjesë e qytetarëve për protesta të ndryshme, duke i suportuar në nismën që ata marrin. E së fundmi në vend kanë shpërthyer protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit si dhe produkteve të shportës.
I ftuar në emisionin “Dita jonë”, Binaj, ka folur për protestën kundër rritjes së çmimeve.
“Shohim një gjendje shpirtërore tejet të zymtë kur flet për të tilla gjëra, sikur është fundi i botës, sikur po vjen ai asteroidi që do të na marrë të gjithëve, kur Zelensky që është vet në Ukrainë, atje po ndodh lufta, atje po vriten të pafajshëm, po vriten fëmijë, di edhe t’i buzëqeshë popullit të tij”.
Binaj theksoi se të gjithë liderët e rajonin kanë marrë masa për ta lehtësuar këtë krizë, “këtu te ne kryeministri thotë kemi marrë fund, ju ruajt Zoti!”
Binaj u bën thirrje të gjithë të rinjve që të bashkohen në protestë pasditen e së premtes në orën 17:00, si dhe ditën e shtunë, ku pritet që protesta të jetë madhështore.
Ai pati edhe një thirrje ndaj Policisë së Shtetit: “I bëj thirrje policisë, e cila po i merr njerëzit dhe po i fut brenda, ne dalim edhe për ata sepse edhe ata njësoj e paguajnë karburantin, njësoj i paguajnë çmimet e produkteve të tjera”, tha Binaj.