Prokurori e Kosovës ndjek penalisht dyqanet që rrisin çmimet e ushqimeve në mënyrë të padrejtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurori e Kosovës ndjek penalisht dyqanet që rrisin çmimet e ushqimeve në mënyrë të padrejtë

21:56 | 10/03/2022
në Bota
0

Pas ngritjes pa normë të çmimit të konsumit të përgjithshëm, veçmas vajit ushqimor, Prokuroria e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që kanë keqpërdorur pozitën monopoliste në treg. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke reaguar pas rritjes së çmimeve të disa produkteve bazike, ka ftuar sot Prokurorinë e Shtetit që të marrë veprime kundër këtyre personave.

Prokuroria e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë.

Lidhur me ngritjen e çmimeve të vajit kanë reaguar sot edhe kryeministri Albin Kurti ku ka thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë. Kurti gjatë vizitës në kompaninë e vajit “Floil” në Gjilan ka theksuar se rritja e çmimeve është artificiale. Ndaj ngritjes së çmimit të vajit kanë reaguar edhe partitë politike në vend, të cilat kanë kërkuar reagim nga Qeveria dhe organet kompetente. Përveç çmimit të naftës, i cili është duke u ngritur në vazhdimësi në Kosovë, ngritje të çmimeve janë duke pësuar edhe produktet ushqimore.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Ngritje pa normë e çmimit të vajit ushqimor është vërejtur gjatë dy ditëve të fundit në marketet e vendit tone. Nga 1.60 euro sa ishte dy ditë më parë, çmimi i vajit është ngritur në 3.49 euro për një shishe, që ka më pak se një litër. Për ngritjen e çmimit të vajit ka pasur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët edhe kanë kritikuar ashpër institucionet për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve.

Etiketa: çmimetdyqanetpadrejteProkuroria Kosovesushqime

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Sesioni i ri parlamentar nis me ardhjen e Erdogan, Berisha kthehet në Kuvend

Raportet për inceneratorët/ Kuvendi rrëzon atë të opozitës, miraton atë të qeverisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –

12:57 | 03/02/2026
Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën –

Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën –

12:47 | 03/02/2026
Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës –

Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës –

12:29 | 03/02/2026
Ju jeni e keqja banale, kërkoni të mbroni ballukun por Rama do të ju marrë me vete –

Ju jeni e keqja banale, kërkoni të mbroni ballukun por Rama do të ju marrë me vete –

12:21 | 03/02/2026
Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona –

Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona –

12:09 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –
  • Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën –
  • Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës –
  • Ju jeni e keqja banale, kërkoni të mbroni ballukun por Rama do të ju marrë me vete –
  • Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona –
  • E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –
  • Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com