Emily Ratajkowski do të vazhdojë të zhvishet për kamerat edhe pse kritikët e pëlqejnë ose jo.
25 vjeçarja është një ndër modelet më të kërkuara dhe gjithmonë tërheq vëmendjen e të gjithëve në faqet e para të revistave prestigjoze. E keni parë nudo para pasqyrës, duke pozuar si Kim Kardashian, e keni parë nudo në bregdet, në krevat, por nuk e kishit parë asnjëherë mbi një kalë. Modelja këtë herë ka realizuar një set fotografik për kopërtinën e revistës së njohur “Harper’s Bazaar”. Emily qendronte mbi kalë, nuk kishte veshur asgjë, ndërkohë që flokët e saj të gjatë, i mbulonin gjoksin.