Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në një qendër masazhi.
Policia e kryeqytetit informon se ambienti i marrë me qira në rrugën ‘Sami Frashëri’ në Tiranë ishte përshtatur si qendër masazhi mirëpo në të vërtetë ushtrohej prostitucion. Në pranga ka rënë pronari i ambientit, personi me inicialet A.D, 29-vjeç.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.